Pas arrestimit të drejtorit, akuzohet për shpërdorim detyre nëndrejtori i Kadastrës së Beratit

Shqipëria

Pas arrestimit të drejtorit, akuzohet për shpërdorim detyre nëndrejtori i Kadastrës së Beratit

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:25
Foto Ilustrim

Thanas Kaçe, nëndrejtori i Kadastrës së Beratit është akuzuar për ‘shpërdorim detyre’.

News 24 raporton se ditën e sotme çështja penale në ngarkim të nëndrejtorit të ASHK-së Berat, Thanas Kace është dërguar nga Prokuroria për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat.

Ndjekja penale e tij erdhi pas arrestimit të drejtorit të AKSH-së Berat, Ervin Nelaj.

Ky shtetas është marrë i pandehur nga Prokuroria e Beratit së bashku me ish-drejtorin e ASHK-së Ervin Nelaj, i arrestuar disa javë më parë nga SPAK për “shpërdorim detyre”.

Thanas Kace dhe Ervin Nelaj (i arrestuar nga SPAK për një tjetër çështje penale) janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Beratit për veprën penale “shpërdorim detyre”, të parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.

Burimet zyrtare nga Prokuroria e Beratit bëjnë me dije se, të dy shtetasit e sipërpërmendur, në vitin 2019,në detyrën e specialistit pranë ALUIZNIT Berat, kanë lejuar në kundërshtim me ligjin legalizimin e një objekti në lagjen “30 Vjetori”, për të cilin kishte konflikt pronësi ndërmjet dy shtetasve që pretendonin se ishin pronarë të tij dhe që ishin edhe në proces gjyqësor civil me njëri-tjetrin.

Burimet zyrtare të Prokurorisë së Beratit bëjnë me dije se, dosja penale me numër 176,në ngarkim të dy shtetasve tê sipërpërmendur është dërguar për gjykim në muajin Tetor 2020 dhe është duke u gjykuar pranë kësaj Gjykate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat