Mjeku dhe gjyqtarja në Apel, SPAK kalon në sitë pasuritë dhe llogaritë e kardiokirurgut

Shqipëria

Mjeku dhe gjyqtarja në Apel, SPAK kalon në sitë pasuritë dhe llogaritë e kardiokirurgut

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:16
Edvin Prifti

Prokuroria e Posaçme ka nisur verifikimet në lidhje me pasuritë e ish-shefit te kardiologjisë së QSUT, mjekut Edvin Prifti i arrestuar javën e kaluar me akuzën e korrupsionit pasiv dhe pastrimit të parave.

Sipas burimeve nga SPAK, deri më tani nga hetuesit mësohet se mjeku ka prona të konsiderueshme dhe disa llogari bankare. Hetimi pasuror vjen pas nisjes së hetimeve për pastrim parash të ngritura nga prokuroria e posaçme, e cila gjatë kontrollit i gjeti mjekut 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë.

Avokati i tij thekson se mjekut nuk i është gjetur asnjë shumë parash në zyrë duke kundërshtuar edhe procesverbalin e përpiluar nga hetuesit, por në një çantë ku do t’i dërgonte në bankë. Mjeku Edvin Prifti pretendon se shumën e parave e ka të justifikuara nga shitja e një prone të bashkëshortes së tij, ndërsa rreth 220 mijë euro i ka fituar nga cmimet ndërkombëtare.

Gjithashtu prokuroria mësohet se ka sekuestruar edhe regjistrin e planifikimeve të operacioneve të mjekut për të verifikuar procedurën që është ndjekur dhe nëse ka pasur parregullsi apo zvarritje.

Edvin Prifti ra në pranga pas hetimeve të SPAK për korrupsionin me lirimet nga burgjet në gjykatën e Krujës ku u arrestua edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Avokatët kanë bërë të ditur se të gjithë të arrestuarit i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit për të ankimuar vendimin e gjyqtares Etleva Deda, e cila miratoi kërkesën e prokurorit të SPAK Altin Dumani për masat arrest me burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat