Largimi i të rinjve, Kërpaçi: Rilindja i ka dhënë biletën e avionit, LSI me program ambicioz

Shqipëria

Largimi i të rinjve, Kërpaçi: Rilindja i ka dhënë biletën e avionit, LSI me program ambicioz

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:28
Floida Kërpaçi

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi në një intervistë për Ora News ka përmendur programet e LSI për të mbajtur rininë në Shqipëri.

Kërpaçi ka sqaruar programin “Nga bebja në bebe”, sipas të cilit prindërit e ri kanë në gjendje një fond të caktuar për të nisur familje të re në vendin e tyre.

Kërpaçi: Çdo njeri kur flasim ka dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria dhe kjo është meritë e Rilindjes. Rilindja nuk ka bërë gjë tjetër për të rinjtë, por edhe për qytetarët, veçse iu ka dhënë atyre një biletë avioni për të ikur dhe për të emigruar. Në këtë situatë të trishtë dhe në këtë kambanë alarmi, Shqipëria do të vuajë mungesën e profesionistëve të rinj, të mjekëve, të infermierëve, të inxhinierëve, sepse të gjithë duan të ikin. Ne kemi një program dedikuar çifteve të reja që është programi “Nga bebja në bebe”. Një program ambicioz, një program investim afatgjatë. Është një program që kur një çift i ri të bëhen prindër me një fëmijë, të hapet një fond investimi rreth 1000 dollarë, i paprekshëm dhe është përllogaritur nga ekonomistët që në 25 vite, fëmija të ketë 25 mijë dollarë.

Ky fond mund të bëhet i aksesueshëm, mund ta përdorësh në momentin që bëhesh me një bebe. Prindi mashkull ka 25 mijë dollarë, edhe partnerja ka 25 mijë dollarë, sepse të dy janë pjesë e investimit. Kur të dy të dy të bëhen me fëmijë, ata të dy kanë 50 mijë dollarë për të nisur jetën e tyre. Ky është një program që rrit qetësinë familjare, sepse garanci për të ardhmen e fëmijës. E dyta është një mundësi për të rinjtë dhe të rejat që të qëndrojnë në Shqipëri dhe të investojnë këtu karrierën dhe çdo gjë që ata kanë. Këtu është më mirë se sa të ikësh dhe të braktisësh vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat