Vota e emigrantëve, Mark Gjonaj: Mashtrimi më i madh i politikanëve të Shqipërisë

Shqipëria

Vota e emigrantëve, Mark Gjonaj: Mashtrimi më i madh i politikanëve të Shqipërisë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:19
Mark Gjonaj

Ndërsa debatet e politikes së ditës në Shqipëri janë përqendruar tashmë tek fushata që, edhe pse nuk ka nisur zyrtarisht, është duke vazhduar, duket se një çështje e madhe që është premtuar në mënyrë sistematike, është braktisur.

Vota e emigrantëve, tashmë duket zyrtare se nuk do të jetë e pranishme as këto zgjedhje. Ndërsa në Kosovë, përmes postës mbërritën të paktën 100 mijë vota, dhe mijëra votues të tjera mbërritën në Prishtinë me avionë për t’iu bashkuar votuesve në zonat e tyre.  

Mark Gjonaj,  kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës thotë se ndihen keq që akoma diaspora nuk gëzon të drejtën e votës. Ai thotë se ky premtim është bërë nga të gjithë liderët dhe politikanët por nuk ka pasur vullnet për ta realizuar.

“Ky është mashtrimi më i madh që kur është hapur Shqipëria (rrëzimi i komunizmit)”, tha ai edhe pse shton se akoma kohë për ta realizuar për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Mark Gjonajt i gjithë problemi qëndron tek mungesa e vullnetit. Ai tregon shembullin e Kosovë që në zgjedhjet e vitit 2010 kishte vetëm 5 mijë votues nga diaspora ndërsa në zgjedhjet e fundit kishte 175 mijë votues të regjistruar.

Gjonaj nënvizon se sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor në Shqipëri rreth 40% e popullsisë jeton jashtë territorit të vendit dhe bëhet fjalë për mbi 1 milion qytetarë dhe nga këta vetëm 32 mijë janë të regjistruar.

“Kjo është qesharake, në kohë të nevojës dhe ditë të vështira i kanë gjet shqiptarët se ku janë, jo më larg se tërmeti. Sot kur mund t’i gjesh me anë të teknologjisë vetëm vullneti mungon. Liderët që kemi nuk duan që diaspora të marri pjesë në zgjedhje”, përfundon Gjonaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat