Kikia: Shteti i ka lëshuar shërbimet shëndetësore te privati, qytetarët i janë nënshtruar korrupsionit

Shqipëria

Kikia: Shteti i ka lëshuar shërbimet shëndetësore te privati, qytetarët i janë nënshtruar korrupsionit

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:33
Mentor Kikia

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Mentor Kikia u shpreh se shteti ka lëshuar të gjitha shërbimet shëndetësor në duart e privatit.

Kikia: Shteti ka lëshuar të gjitha shërbimet shëndetësoe në duart e privatit dhe ka ngelur vetëm bisturia në dorën e atyre që një dorë e kanë te bisturia dhe një tjetër te xhepi i pacientit. Shteti nuk është në gjendje të bëjë asnjë lloj shërbimi dhe i ka lëshuar sipas parimit të famshëm të PPP-ve.

Korrupsioni shtetëror është shumë më i madh dhe i frikshëm. Këtu nuk ka bërë askush reformë në shëndetësi. Halli i qytetarëve kur të shkojnë në spital është sa lekë do japë? Qytetarët i janë nënshtruar kësaj skeme se është kthyer në normë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat