Pas 'tepsisë' për 'mandatin e dytë', Rama gjen arsyen për 'të tretin': Do zhduk batakçinjtë në shëndetësi!

Shqipëria

Pas 'tepsisë' për 'mandatin e dytë', Rama gjen arsyen për 'të tretin': Do zhduk batakçinjtë në shëndetësi!

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 10:46
Edi Rama

Edi Rama pas kaq kohësh që po vërtitet nëpër Shqipëri pa bërë asnjë bilanc për ato që ka bërë gjatë 8 viteve në pushtet, më në fund duket se e ka gjetur një motiv për të justifikuar dëshirën dhe qëllimin për një “mandate të tretë”.

Dhe ky motiv është “beteja” e tij, për të pastruar batakçinjtë brenda radhëve të “bluzave të bardha”.

“Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo? 

Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s'ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s'ka shans ta shohë ndryshimin (s'ka më qorr se ai që i ka sytë top, po mëndjen tapë!), por do të vazhdojë avazin se sot është më keq se dje! 

Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave! Prandaj na duhet Mandati i Tretë”, ka shkruar sot ai në Facebook duke shpërndarë disa fotografi të Spitalit të Urgjencës në Elbasan.

Faktikisht batakçinjtë më të mëdhenj të spitaleve dhe të sistemit shëndetësor ai i ka në krah çdo ditë, duke filluar nga Ilir Beqja, i cili po hetohet nga SPAK dhe deri te ministrja aktuale, Ogerta Manastiliu, e cila ka bërë namin me tendera të dyshimtë gjatë pandemisë, duke përfshirë edhe ata që ju ka dhënë biznesmenëve të lidhur me Ndrangheta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat