Këlliçi nuk ndalet: Peza e harruar nga pushteti, Veliaj majm xhepat e klientëve të tij

Shqipëria

Këlliçi nuk ndalet: Peza e harruar nga pushteti, Veliaj majm xhepat e klientëve të tij

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:50
Belind Këlliçi

Kreu i FRPD-së, njëkohësisht drejtuesi politik i PD-së në disa zonave të Tiranës, ka vazhduar me takimet e tij në terren.

Gjatë një takimi në Pezë, Këlliçi ka deklaruar se kjo zonë është lënë komplet në harresë si nga qeveria edhe nga bashkia që pretendon se punon.

Mesazhi i plotë i Belind Këlliçit:

Në Pezë, me dy grupseksionet e Degës 15 të PD, zhvilluam një takim bashkërendues për zgjedhjet e 25 prillit.

Kanë kaluar 8 vjet dhe s'është bërë asgjë për infrastrukturën e zonës, duke nisur nga sistemi i kanalizimeve, uji i pijshëm dhe azhornimi i tokave bujqësore e certifikimi i tyre.

Shëndetësia është problem shumë i madh i kësaj zone. Spitali më i afërt është ai i Ndroqit, por ndodhet në kushte mjerane. Asnjë ambulancë në shërbim të komunitetit.

Aty ku kryebashkiaku Veliaj flet për punë, ka vetëm vjedhje. Vetëm në 2 javë, Erion Veliaj ka majmur kompaninë e inceneratorit të Sharrës me 1.5 milionë dollarë. Në kulmin e pandemisë, kur bizneset shkojnë gropë njëri-pas tjetrit, Veliaj ngop xhepat e klientelës së tij duke zbrazur xhepat e taksapaguesve.

Banorët paguajnë taksa për të marrë investime. Më 25 prill, ne do të ndalim vjedhjen e taksave dhe do të nisim menjëherë investimet e shumëpritura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat