‘Ishte zëri gurgullues i bregut shqiptar’/ Rama mesazh për ndarjen nga jeta të Lefter Çipës: I dha jetë një thesari perlash polifonike

Shqipëria

‘Ishte zëri gurgullues i bregut shqiptar’/ Rama mesazh për ndarjen nga jeta të Lefter Çipës: I dha jetë një thesari perlash polifonike

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:55
Lefter Çipa

Ndarja nga jeta e poetit Lefter Çipa ka vendosur në zi artin shqiptar.

Pas presidentit Ilir Meta dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, edhe kryeministrit Edi Rama i ka kushtuar një shkrim poetit Çipa.

Kryeministri e konsideron Çipën si zëri gurgullues i bregut shqiptar që i dha një thesari perlash polifonike.

“LEFTER ÇIPA ishte zëri gurgullues i bregut shqiptar, që i dha jetë një thesari perlash polifonike dhe sot iku nga kjo botë, duke lënë pas jehonën e pashuajtshme të perlave të tij”
#TëPaharruar“, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat