Akuzuan mjeken e QSUT-së se nuk u shërbeu babait të tyre me Covid/ Migena Qato thyen heshtjen

Shqipëria

Akuzuan mjeken e QSUT-së se nuk u shërbeu babait të tyre me Covid/ Migena Qato thyen heshtjen

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 15:00
Migena Qato

Mjekja Migena Qato ka folur për mediat lidhur me denoncimin e dy motrave Lalo që hodhën akuza në drejtim të bluzave të bardha dhe QSUT-së lidhur me vdekjen e babait të tyre Rifat Lalo.

“Pavarësisht se në detaje do merren instancat përkatëse. Pacienti ka arritur në urgjencë rreth orës 16: 30. Menjëherë pas futjes në urgjencë, duke qenë se është paraqitur nën kushtet e insufiçencës së rëndë respiratorë është vendosur në oksigjeno-terapi. Mbërriti më 70 për qind të saturimit.  U desh pak kohë, rreth 40 minuta që të arrinim në parametra të mjaftueshëm, për ta transportuar në skaner.

U dërgua në skaner brenda jo më shumë se 45 minuta nga momenti i arritjes. Skaneri është realizuar në orën 17: 15. Ishte një gjendje e rëndë që në ardhje. Nëse pacienti ka arritur në urgjencë në 16 e 30, nuk është dashur më shumë se një orë, rreth 5 e 30 kam kontaktuar me zonjën në fjalë duke i shpjeguar situatën. Doja të theksoja se kërkesa e tyre shumë e dyzuar për të marrë babain. Kanë evidentuar dëshirën për ta marrë dhe më pas nuk kanë dashur. Rekomandimet mjekësore i merrnin nga konsulta jashtë Shqipërisë. I kam paraqitur në dëshminë e dhënë, dhe nuk ndryshoj asnjë presje”, tha mjekja për “News 24”.

Qato hodhi poshtë pretendimet se pacienti ka qëndruar jashtë derës në karrige, duke u shprehur se është zbatuar protokolli për Covidin. Sa u takon pretendimeve se pacientit Rifat Lalo nuk i është bërë skaneri, mjekja tha se kjo gjë është kollaj e vërtetueshme sepse çdo skaner lë gjurmë në sistem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat