Baçi: Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë u pushkatuan dhe internuan, mënyrë hipokrite për të shkuarën

Shqipëria

Baçi: Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë u pushkatuan dhe internuan, mënyrë hipokrite për të shkuarën

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 21:34
Agim Baçi

Pedagogu Agim Baçi ka thënë se mungesa e ndëshkimit të së keqes në vendin tonë ka sjelle ndryshime kulturore.

Baçi ka vijuar më tej, duke u ndalur në faktin se ka mungesë edhe në shkrimet për historikun e hebrenjve në Shqipëri, teksa shton se shqiptarët që i shpëtuan janë internuar dhe burgosur.

Baçi: Mosndëshkimi i të keqes ka sjellë një ndryshim kulturor duke krijuar në shoqëri idenë që po të jesh i ndershëm është e kotë, po të zbatosh ligjin është e kot, po të duash të vërtetën është e kotë. Është bërë i forti dhe gangsteri që të lavdërohet në shoqëri. Kemi rastet më hipokrite të viteve të fundit, botime të pafundme se si ne kemi shpëtuar hebrenjtë dhe nuk ka asgjë se kush i shpëtoi hebrenjtë dhe çfarë i bëmë këtyre familjeve që i shpëtuan hebrenjtë. Hebrenjtë nuk i morën fshatarët pa bukë, por i morën njerëzit më të pasur të Tiranës që pas vitit ’44 ne i pushkatuam, i internuam, i burgosëm.

Asnjë gjë nuk ka për ta. Ne thjeshtë krenohemi që shpëtuam hebrenjtë, por se kush i shpëtoi asgjë. Kjo është një mënyrë hipokrite për të shkuarën dhe këta duan të marrin meritat pa treguar asgjë se çfarë ka ndodhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat