“Kapoja i padiskutueshëm”: Shqiptari mbas trafikut të kokainës drejt Evropës

Shqipëria

“Kapoja i padiskutueshëm”: Shqiptari mbas trafikut të kokainës drejt Evropës

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 11:19
Dritan Rexhepi

Nga një qeli burgu në Ekuador, Dritan Rexhepi koordinoi një ‘krim federativ transkombëtar’. Kjo lidhje e sofistikuar e trafikantëve shqiptarë të drogës kontrollonte rrjedhën e kokainës. Nisja e dërgesës bëhej nga Amerika e Jugut dhe më pas shpërndahej në Evropë.

Ish-oficeri i policisë Arben Frashëri kujton marrjen në pyetje të Dritan Rexhepit. Në vitin 2006, në portin shqiptar të Durrësit, dera në qelinë e mbajtjes u la e hapur gjatë një pushimi.

Raportet thonë se Rexhepi hyri në korridor dhe i tha oficerit të rojes, “Ata kanë mbaruar me mua”. Ai u lejua të largohej.

“Dritan Rexhepi përfitoi nga neglizhenca,” kujton Frashëri, “dhe u largua nga lokalet e policisë.”

Shtytja kriminale dhe aftësia

Ishte një kalim i kushtueshëm, që i dha Rexhepit, 40 vjeç tanimë, mundësinë të ndërtojë një sindikatë ndërkombëtare të krimit. Ky kanal ka qarkulluar qindra miliona euro kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Katërmbëdhjetë vjet më vonë, në Shtator 2020, policia arrestoi 20 të dyshuar në sulmet e koordinuara në 10 vende në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Ky operacion u ndërmor për të çmontuar sindikatën shqiptare të krimit, ‘Kompania Bello’.

Sipas Europol-it, importuesit e kokainës tradicionalisht kanë punuar veçmas nga shitësit me shumicë dhe bandat që shpërndanin drogën. Kompania Bello “hoqi dorë nga ky model dhe kontrollonte të gjithë zinxhirin”.

Operacioni për ta rrëzuar, me emrin e koduar ‘Los Blancos’, pasoi një hetim pesë-vjeçar. E udhëhequr nga prokurorë italianë në Firence, sipas Europol-it, “ishte më i madhi i këtij lloji kundër krimit të organizuar shqipfolës”.

Sipas dokumenteve të gjykatës të marra nga Balkan Investigative Reporting Network (BIRN), prokurorët italianë kanë bere identifikimin e tyre. Rexhepi, 40 vjeç, “kapo ‘i padiskutueshëm i Kompania Bello, me akses në “sasi të pafund kokaine”.

Burgosur në Ekuador, ende ‘në kërkim’ në Evropë

Duke përdorur emrin Gramoz, karriera kriminale e Rexhepit daton në vitet 1990. Në një periudhë trazirash të mëdha në Shqipëri, ai dyshohet se ka punuar si një vrasës me kontratë.

Në 2013, ai dënohet në mungesë nga një gjykatë e Tiranës me 25 vjet burg. Kjo masë erdhi nga akuzat për vrasjet e dy personave në vitin 1998, njëri prej tyre ishte oficer policie.

Rexhepi është dënuar gjithashtu për trafik kokaine në Itali dhe grabitje të armatosur në Belgjikë. Ai ka krijuar gjithashtu një reputacion ‘legjendar’ në botën e krimit.

Rexhepi mburret se ka më shumë arratisje nga burgu sesa zoti famëkeq i drogës meksikani Joaquin Guzman Loera, i njohur më mirë si ‘El Chapo’.

Historiku i arratisjeve

Pas arratisjes së tij nga qelia në Durrës në 2006, Rexhepi u arrestua dy vjet më vonë në Hollandë. Më pas u ekstradua në Itali ku ishte dënuar me burg për trafik kokaine.

Në vitin 2011, ai dhe dy të burgosur të tjerë u arratisën nga burgu në jug të Milanos. Përdorën një sharrë që të prisnin hekurat e burgut dhe çarçafët si litar për të arritur në tokë.

I kapur më vonë po atë vit në Spanjë, Rexhepi u ekstradua në Belgjikë por përsëri u arratis nga burgu në Antwerp. Pastaj në qershor 2014, Rexhepi u arrestua në Quito, kryeqytetin e Ekuadorit.

Arrestimi erdhi si pasojë e një operacioni policor në të cilin u sekuestruan 278 kilogramë kokainë. Ai aktualisht po vuan një dënim prej 13 vitesh burg por ende kërkohet në Shqipëri, Itali dhe Belgjikë.

Autoritetet shqiptare akuzojnë Rexhepin për porositjen e rrëmbimit të një 49 vjeçari në Shqiperi, në shkurt të vitit të kaluar. Viktima nuk është gjetur kurrë dhe paramendohet se ka vdekur.

Duke iu përgjigjur akuzës së rrëmbimit në shkurt të vitit të kaluar, Rexhepi, dha një intervistë nga qelia e tij e burgut. Ndër të tjera ai i konfirmoi gazetarit shqiptar, Artan Hoxha, se ai kurrë nuk ishte përfshirë në rrëmbime ose vrasje me kontratë.

“Unë pata dy mundësi, t’i dorëzohesha një sistemi të padrejtë dhe të kalbur në Shqipëri, i cili do të çonte në burgim të përjetshëm, ose të kërkoja një shans të dytë për të bërë diçka tjetër me jetën time,” i tha ai Hoxhës. “Kjo është arsyeja pse unë u futa në trafikun e drogës.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat