Sherri në Laprakë, plagosi me thikë kunatin, ndalohet 27-vjeçari nga Tirana

Shqipëria

Sherri në Laprakë, plagosi me thikë kunatin, ndalohet 27-vjeçari nga Tirana

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 27-vjeçar pas ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë në Laprakë, ku plagosi me thikë kunatin e tij pas një konflikti të çastit.

Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 18.02.2021 dhe kapjen e autorit, nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi Petrit Avdillari, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, më datë 18.02.2021, në Laprakë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij shtetasin Denis Ziu, 29 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat