Nis vaksinimi i personaliteteve, marrin vaksinën ish-Presidenti Moisiu dhe aktorja Margarita Xhepa

Shqipëria

Nis vaksinimi i personaliteteve, marrin vaksinën ish-Presidenti Moisiu dhe aktorja Margarita Xhepa

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 10:57
Alfred Moisiu

Ka nisur në stadiumin “Air Albania” vaksinimi i të moshuarve mbi 90 vjeç, ku mes atyre që do të marrin dozën e parë të vaksinës janë dhe disa personalitete.

Të parët që morën vaksinin ishin ish-Presidenti Alfred Moisiu, aktorja Margarita Xhepa, aktorja Tinka Kurti, shkrimtari Fatos Kongoli etj.

Kryeministri Edi Rama në një postim në mediat sociale ka shkruar se sot është kryet “vaksinimi i të moshuarve me kontribut të vyer për kombin dhe pjesa e parë e të moshuarve mbi 90 vjeç”.

Kreu i qeverisë se bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë zgjedhur të shohin nga afër të gjithë procesin dhe ka takuar personalitetet që kanë marrë dozën e vaksinës.

Më tej në një deklaratë për mediat u është përgjigjur edhe njëhërë akuzave për ndarje klasore me procesin e vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat