Lapraka e diskriminuar nga bashkia dhe qeveria/ Vokshi: Ndryshimin e bëjmë në 25 prill

Shqipëria

Lapraka e diskriminuar nga bashkia dhe qeveria/ Vokshi: Ndryshimin e bëjmë në 25 prill

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:25
Albana Vokshi

Një nga shqetësimet e banorëve te Laprakës janë legalizimet, ku në 8 vite nuk është bërë asnjë ndryshim në këtë zonë.

Albana Vokshi ishte pranë banorëve të cilët thanë se përkundër premtimeve të qeverisë për legalizime falas, asgjë nuk është bërë me pronat e tyre.

‘Vetëm propagandë është bërë, asnjë legalizim në këtë zonë. Të gjithë kemi aplikuar. Kemi 10 vite që kemi aplikuar. Tani thonë se duhet bërë online dhe kemi mbetur pa u zgjidhur problemi ynë. Askush nuk të jep përgjigje dhe askush nuk e diskuton këtë çështje. Shiko si janë rrugët. Jo vetëm zonë e palegalizuar, por e diskriminuar nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria. Zonën e kanë urbanizuar vetë banorët me djersën e tyre. Nuk shprehen banorët nga frika, por shpirti u ka ardhur aty ku nuk mban më’, tha një banor.

Mundi dhe djersa e shqiptarëve po fshihen nga propaganda dhe premtimet boshe të Qeverisë, tha Vokshi e cila inkurajoi banorët të bëjnë ndryshimin në 25 prill.

‘Ju takon me ligj, nuk ka nevojë as për presione dhe as për lëmoshë. Të zbatohet ligji menjëherë. Ligji është i qartë dhe gjithësecili të bëhet pronar. Në datën 25 ku gjithësecili duhet të hedhë votën në kutinë e votimit të mendojë për veten në rradhë të parë. Më datë 25 prill Edi Rama do të humbë dhe do të fitoni ju’, tha Albana Vokshi nga Lapraka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat