Vaksinimi i “personaliteteve”/ Pedagogia: Personat mbi 80 vjeç që sëmuren nga Covid-19 të hedhin në gjyq Ramën

Shqipëria

Vaksinimi i “personaliteteve”/ Pedagogia: Personat mbi 80 vjeç që sëmuren nga Covid-19 të hedhin në gjyq Ramën

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 20:32
Ilustrim

Vaksinimi i “personaliteteve”/ Pedagogia: Personat mbi 80 vjeç që sëmuren nga Covid-19 të hedhin në gjyq Ramën

 21/02/2021 - 20:06

Vaksinimi i “personaliteteve”, siç po vepron qeveria, është në shkelje të Kushtetutës.

Kështu shprehet pedagogia dhe studiuesja Jonila Godole.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se një ndarje e tillë është diskrimunuese dhe në shkelje të nenit 18 të Kushtetutës.

“Bazuar në nenin 18 të Kushtetutës, çdo person 80 vjeç e sipër që mund të sëmuret nga Covid-19 mund të hedhë në gjyq Kryeministrin shqiptar për diskriminim; për mosvaksinim në kohën e duhur dhe mosrespektim të kritereve miratuar nga autoritetet shqiptare sipas këshillave të OBSH“, shkruan ndër të tjera Godole.

Reagimi i plotë i Godoles:

Bazuar ne nenin 18 te Kushtetutes, çdo person 80 vjeç e siper qe mund te semuret nga Covid-19 mund te hedhe ne gjyq Kryeministrin shqiptar per diskriminim; per mosvaksinim ne kohen e duhur dhe mosrespektim te kritereve miratuar nga autoritetet shqiptare sipas keshillave te OBSH!

Neni 19, pika b thote tekstualisht se “askush nuk mund te diskriminohet per arsye sociale ose perkatesi prinderore”.

Te ashtuquajturit “personalitete” qe jane perzgjedhur per vaksinim si rastesisht jane pikerisht ata qe i sherbyen me devotshmeri regjimit komunist, per t’i zgjatur jeten diktatures. Gjithe te tjeret, gra e burra qe mbijetonin ne kushte lemerie ne fshatra e qytete djerre te Shqiperise, si dhe mijera e mijera te internuar a te burgosur politike, “funderrinat armike” te diktatures se proletariatit – keta nuk i perkisnin klases se duhur sociale dhe perkatesise prinderore-politike as dje dhe as sot.

Diskriminimi vazhdon.

Nese mes te perzgjedhurve “personalitete” do te kishte pasur vertet nje te tille, ai/ajo do ta kishin refuzuar kete trajtim pa merite dhe ne thelb racist e antihuman.

Vaksinat nuk mund te shperndahen ne menyre arbitrare si karamele elektorale per te kenaqur votuesit besnike te ish-PPSH.

Nje kryeminister normal i nje vendi qe aspiron vlerat e BE nuk i ndan qytetaret ne “te nenes dhe te njerkes”!

Ky eshte nje rast i paprecedent ne Europe dhe nuk mund te kaloje ne heshtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat