Kush i përzgjodhi personalitetet që po vaksinohen? Rakacolli heq përgjegjësinë nga ministria

Shqipëria

Kush i përzgjodhi personalitetet që po vaksinohen? Rakacolli heq përgjegjësinë nga ministria

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 22:26
Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka zbuluar se kush i përzgjodhi personalitetet për vaksinimin ndaj koronavirusit Covid-19. Rakacolli tha se janë mjekët e familjeve të çdo qendre shëndetësore në Tiranë ata që kanë përzgjedhur personalitetet që u vaksinuan sot në kryeqytet, duke u bazuar tek mosha si kriter i kryesor.

-Pse duhet të përzgjidheshin personalitetet të parat dhe pse një personalitet i cili ka patur një karrierë apo një talent, ka të drejtë të vaksinohet para dikujt tjetër që nuk e ka patur këtë fat por është qytetar i thjeshtë?

“Sot u bënë vaksinime për shumë persona mbi 80 vjeç, të cilët janë të zgjedhur nga mjekët e familjes. Nga çdo qendër shëndetësore e Tiranës u përzgjodhën nga mjekët e familjes duke pasur si kriter në radhë të parë moshën dhe duke parë gjendjen shëndetësore të tyre. Ishin vetë mjekët e familjes, ata që janë përgjegjës për ruajtjen e shëndetit dhe për kurimin e tyre, që i përzgjodhën ata. Kështu që sot janë vaksinuar rreth 80 veta nga gjithë Tirana të përzgjedhur vetëm nga mjekët e familjes” tha Rakacolli në Klan News.

E pyetur nëse kanë hartuar një listë paraprake me personalitetet që do të vaksinohen apo do të shikohet në vijim, Rakacolli tha “Janë mjekët e familjes ata që kanë përcaktuar mënyrën. Është orientimi nga vetë mjekët e familjes nga çdo qendër shëndetësore t’i zgjedhin në bazë të moshës ata persona që gjykojnë ata me radhë. Kalendari i vaksinimit është detyrë që e bëjnë ekspertët e komitetit të vaksinimit, jo Komiteti Teknik, komiteti i vaksinimit që është një komitet kombëtar që funksionon gjithmonë që nuk është ngritur tani për Covidin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat