Kalimi i 112 grave të LSI-së në Berat te PS, ironizon Meta

Shqipëria

Kalimi i 112 grave të LSI-së në Berat te PS, ironizon Meta

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:55
Ilir Meta

Lajmi i një dite më parë se 112 gra, anëtare të LSI në Berat, kaluan te PS kaloi me zhurmë të madhe.

Presidenti, Ilir Meta, duke komentuar këtë zhvillim nga Vlora, tha mes të qeshurave se është i surprizuar që LSI në Berat paska pasur më shumë anëtarë se Partia Komuniste e Kinës,.

Meta: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Jam shumë i suprizuar nga fakti që LSI në Berat paska pasur më shumë anëtare se Partia Komuniste e Kinës. Por nuk do të merrem sepse ky është një problem dhe çështje e kësaj force politike. Ajo që dua të nënvizoj është që partitë të merren me programe, të japin alternative dhe llogari për premtimet që kanë bërë dikur. Po të merremi me çimkat e Vlorës dhe gjithë Shqipërisë kjo është një kohë e humbur.

Presidenti Meta deklaroi se saherë mazhoranca dhe kryeministri ta akuzojnë nga Vlora apo lidhur me çështje që kanë lidhje me Vlorë, përgjigjen do ta marrin nga qyteti bregdetar.

Meta: Sa herë të përmendem në Vlorë do të vi të përgjigjem nga Vlora dhe jo Tirana. Unë vi nga një krahinë që si gjeografi është larg nga Vlora, ajo krahinë ka sjellë tre çeta në luftën e Vlorës në 1920 dhe një çetë e vetme ka qenë vetëm nga fshati ku kam lindur unë nga Çepani i Skraparit. Po të më sulmojnë nga Vlora, të shpifin për Presidentin, nuk do të përtoj por do të vi këtu të jap përgjigje. Më vjen shumë keq, nëse dikush shpif nga Vlora për Presidentin përgjigjen do ta marrë në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat