Aksidentohet rëndë duke frezuar tokën në Gramsh, dërgohet me helikopter te ”Trauma” 55 vjeçari

Shqipëria

Aksidentohet rëndë duke frezuar tokën në Gramsh, dërgohet me helikopter te ”Trauma” 55 vjeçari

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustruese

Një 55-vjeçar nga fshati Skënderbegas në Gramsh është aksidentuar rëndë duke punuar tokën me një mjet tip freze dore.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ku 55-vjeçari Veis Koçi duke frezuar tokën pranë banesës se tij është aksidentuar pasi mjeti është përmbysur dhe e ka goditur në të gjithë trupin duke e mbledhur rreth thikave të saj. Kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar Urgjencën e spitalit të Gramshit.

Për largimin e trupit nga mjeti është dashur edhe ndërhyrja e zjarrfikësve dhe mjekëve të spitalit të Gramshit.

Pasi i dhanë ndihmën e parë në autoambulancë 55-vjeçari është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat