I gjetën drogë në shtëpi, arrestohet 26-vjeçari nga Lazarati

Shqipëria

I gjetën drogë në shtëpi, arrestohet 26-vjeçari nga Lazarati

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Policia e Gjirokastrës godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Gjatë operacionit është arrestuar një 26-vjeçar nga Lazarati, ndërsa në banesën e tij janë sekuerstruar edhe rreth 500 kg kanabis.

Policia: Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. Gj., 26 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se shtetasi F. Gj. dispononte lëndë narkotike, organizuan punën dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjetën dhe sekuestruan rreth 500 gr lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi fara të dyshuara të bimës cannabis sativa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat