KQZ kërkon të dijë sa shqiptarë janë të papajisur me ID dhe pasaporta biometrike

Shqipëria

KQZ kërkon të dijë sa shqiptarë janë të papajisur me ID dhe pasaporta biometrike

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 15:24
Ilirjjan Celibashi

Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ kërkesë Drejtorisë së Gjendjes Civile për kohëzgjatjen e pasaportave dhe ID

Letra e KQZ-së drejtuar Drejtorisë së Gjendjes Civile:

Lënda: Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati

DREJTUAR:  DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË GJENDJES CIVILE

Adresa: Rr. Sermedin Said Toptani, Tiranë

I nderuar Z. Doracaj

Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese.

Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

Duke Ju falënderuar për bashkëpunimin, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan CELIBASHI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat