Shmangën detyrimet tatimore, nën hetim 10 pronarë lokalesh

Shqipëria

Shmangën detyrimet tatimore, nën hetim 10 pronarë lokalesh

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 20:16
Ilustrim

10 persona janë nën hetim nga policia e Kukësit për fshehje të të ardhurave dhe punësim të paligjshëm.

Këta persona ushtronin aktivitet bar-kafe dhe restorante në zona të ndryshme të qytetit pa u regjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu ata kishin punonjës të paregjistruar dhe pa sigurime duke shmangur detyrimet tatimore.

“Në kuadër të këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”, 10 shtetas, konkretisht: B. Z., H. Th., H. O., M. B., G. S., L. Z.,A. S., M. H., V. O. dhe F. Sh., banues në Kukës” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat