Meta paralajmëron hapat nëse Kuvendi rrëzon dekretin për aeroportin e Rinasit

Shqipëria

Meta paralajmëron hapat nëse Kuvendi rrëzon dekretin për aeroportin e Rinasit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:56
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se pas 25 prillit, çdo ligj apo kontratë koncesionare që është kthyer në Kuvend dhe për të cilat nuk ka pasur reflektim, do të ketë hetim të plotë.

“Të jeni të sigurt që pas 25 prillit çdo cështje do ndiqet me rigorozitet të plotë, cdo dëm që i është bërë interesit publik, shkelje ligjore, falsifikim, ndaj ftova të gjitha forcat politike që garojnë në zgjedhjet e ardhshme që ta lexojnë me vëmendje“, tha Meta.

I pyetur nga gazetarët se cili do të jetë hapi i radhës i kreut të shtetit nëse Parlamenti e rrëzon dekretin e tij që ka kthyer kontratën për aerportoin e Rinasit, Meta tha se dokumentacioni është i qartë për argumentet pse është bërë kthimi në Kuvend për të gjitha ligjet e kontratat.

Por Meta tha se nëse reforma në drejtësi do të ishte e suksesshme, askush nga Qeveria apo Kuvendi “s’do kishin guxuar të bënin këto afera”.

“Për këtë sjellje të kuvendit, pra që nuk reflekton ndaj kthimeve, argumenteve të presidentit unë bëj detyrën time, në emër të institucionit që përfaqësoj, unë shpresoj të ketë reflektim pavarësisht se gjasat janë të pakta, sepse jemi dhe në prag bërjesh lista dhe iu premtohet të gjithëve për të qenë në lista duke ngritur kartonin dhe ulur kokën për cështje që rëndojnë interesin publik dhe atë të qytetarëve.

Për të gjitha cështjet dokumentacioni është shumë i qartë e i plotë, paralajmërimet janë bërë në mënyrë ligjore, tepër të mirëdokumentuar e pa asnjë diskutim, që nëse do të kishim pasur vërtet një reformë në drejtësi të suksesshme kurrë s’do kishin guxuar minsitrat, qeveria e Kuvendi të bëjë këto gjëra që ka bërë, e shumë gjëra të tjera, apo afera të tjera”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat