“Shqipëria besnike unike e BE-së”, Rama: S’kemi devijuar nga politika e sigurisë e unionit, të fundit që do zhgënjeheshim nga hapësira europiane

Shqipëria

“Shqipëria besnike unike e BE-së”, Rama: S’kemi devijuar nga politika e sigurisë e unionit, të fundit që do zhgënjeheshim nga hapësira europiane

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:52
Edi Rama

Dy zyrtarët e lartë të BE, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell si dhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë folur në konferencën e sotme në Bruksel për çështjen e integrimit të vendeve të Ballkanit, ndër to edhe Shqipërisë.

I pranishëm në konferencë ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ky i fundit deklaroi se Shqipëria mbetet besnike unike e BE-së dhe nuk ka devijuar aspak nga politikat e sigurisë së unionit. Sipas Ramës, Shqipëria do të ishte e fundit që do zhgënjehej nga projekti europian.

Oliver Varhelyi: Sot diskutuam Shqipërinë dhe gjetja jonë është se Shqipëria i ka përmbushur kushtet. Duhet të organizohet mbledhja ndërqeveritare. Me Maqedoninë e Veriut kërkojmë datë, por në kohë Covidi, ndoshta ka disi vonesë.

Edi Rama: Ne marrim pjesë që gjithçka do që të marrim pjesë, nuk e vëmë në diskutim këtë gjë. Vendi ynë besnik unik ndaj BE-së. S’kemi devijuar nga politika e sigurisë e unionit. Kemi qenë besnikë ndaj çdo perandorie dhe të fundit që do të zhgënjenim perandorinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat