Deklarata e PE, Vasili: Groposet propaganda e Rilindjes për Negociatat

Shqipëria

Deklarata e PE, Vasili: Groposet propaganda e Rilindjes për Negociatat

Më: 5 mars 2021 Në ora: 15:59
Petrit Vasili

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim Petrit Vasili ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas njoftimeve te ditës së sotme në lidhje me një deklartë të PE për negociatat me Shqipërinë.

“Groposet propaganda e Rilindjes për Negociatat!”. “Mashtrimi jetoi vetëm pak orë!”, shkruna Vasili në shenimin e tij.

“Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega ka kërkuar korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave për vendin tonë.”

Ja postimi i plotë:

E VERTETA!! Negociatat hapen vetem pas plotesimit te Kushteve.

Groposet propaganda e Rilindjes per Negociatat!

Mashtrimi jetoi vetem pak ore!

Asnje manipulim nderkombetar i akaparuar e komisionuar nga rilindja nuk e shpeton dot ate!

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega ka kërkuar korrigjimin e njoftimit zyrtar të PE, i cili citonte se ky i fundit rekomandon nisjen e negociatave për vendin tonë.

Përmes një postimi në Tëitter, Lega shkruan se njoftimi nuk përmbante një pjesë thelbësore, “pasi të përmbushi të gjitha kushtet e vendosura nga Këshilli Europian”.

“Në njoftimin për shtyp të PE-së mbi raportin për Shqipërinë thuhet se ne mbështesim mbajtjen e konferëncës ndërqeveritare sa më parë dhe fillimin e negociatave të pranimit pa vonesa të mëtejshme. POR harron të përmendë “… duke ndjekur përmbushjen e plotë të kushteve të vendosura nga Këshilli i Europian” Ky është një gabim faktik, shumë i rëndësishëm pasi kushtëzimi është jetik në këtë kontekst. Njoftimi për shtyp do të plotësohet me kërkesën time”, shkruan David Lega.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat