“Do na japësh ndonjë lek?”- Qytetarja e vë në siklet, Kryemadhi: S’ka, i ka marrë..

Shqipëria

“Do na japësh ndonjë lek?”- Qytetarja e vë në siklet, Kryemadhi: S’ka, i ka marrë..

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:41
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, një ditë pas dorëzimit në KQZ të kandidatëve për deputetë,  me të cilët do të garojë në 12 qarqe më 25 prill, ka zhvilluar takime me qytetarët.

E pranishme në Kamëz, Kryemadhi ka shpërndarë fletushka të programit me 5 pika të LSI-së.

Ndërsa u ndal te një qytetare, Kryemadhi u vendos jo pak në siklet, pasi ajo, me nota humori e pyeti nëse “do na japësh ndonjë lek”.

Dialogu:

Banorja: Do na japësh ndonjë lek?

Monika Kryemadhi: Lekë s’ka, i ka marrë Edi Rama, ne po iu sjellim programe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat