“Fëmijët kanë nevojë për mua”/ Gjykata nuk merr parasysh kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës

Shqipëria

“Fëmijët kanë nevojë për mua”/ Gjykata nuk merr parasysh kërkesën e ish-gjyqtares së Krujës

Më: 9 mars 2021 Në ora: 13:05
Enkeleida Hoxha

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka rrëzuar kërkesën e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha, për ndryshim të masës së sigurisë.

GJKKO nuk e ka pranuar kërkesën e gjyqtares Hoxha, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg. Në kërkesën e saj, gjyqtarja e Krujës kërkonte lirinë, duke argumentuar se “Gjendja shëndetësore e djalit tim është rënduar.

Ai ka nevoje për kujdesin tim. Vajza e mitur ka braktisur shkollën qe pas arrestimit tim”.

Mbrojtja kishte kërkuar gjithashtu edhe akt ekspertim për djalin e gjyqtares, kërkesë e e cila është rrëzuar.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha akuzohet për përfshirjen në një skemë korruptive në Gjykatën e Krujës, së bashku me disa zyrtarë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat