Deputeti socialist nuk është pjesë e listës, por ka këtë lutje për vlonjatët: Me porosi të Ramës do jem...

Shqipëria

Deputeti socialist nuk është pjesë e listës, por ka këtë lutje për vlonjatët: Me porosi të Ramës do jem...

Më: 9 mars 2021 Në ora: 14:13
Edi Rama dhe Fate Velaj

Fate Velaj nuk do të jetë më pjesë e listës së PS-së për qarkun e Vlorës. Me anë të një mesazh publik, Velaj bën të ditur se kjo rrugë ishte vetëm një etapë në jetën e tij dhe se u krye me sukses.

Por Velaj ka një merak për vlonjatët përpara zgjedhjeve të 25 prillit, duke i deklaruar se në mandatin e tretë Rama do t'ua zgjidhë të gjithë problemet

"Ai apo ajo që do më zëvëndësoj mua në këtë zonë elektorale, do ketë po të njejtin preokupim për problematikat tuaja dhe unë jam më se i bindur se Edi Rama, në mandatin e tretë, do ja u zgjidh ato.
Prandaj, ju lutem, bashkëpunoni me të dhe jepjani Edi Ramës fitoren. Unë, me porosi të tij, do jem pranë tij për sfidat e reja që na presin pas 25 Prillit", shkruan deputeti socialist

Postimi i plotë

Të dashur bashkëudhëtarët e mi politik, dua t’ju falenderoj për angazhimin e madh qe treguar, por, mbi të gjitha, për ndjenjat e miqësisë karshi meje gjatë këtyre 4 viteve si deputet i NJ.A.Q. Vlorë.

Më duhet t’u them, se kjo rrugë ishte vetëm një etapë në jetë time dhe, siç jam shprehur gjatë fushatës te vitit 2017, atëhere kur ju luta "ta bëjmë një pjesë të rrugës së bashku", kjo pjesë u krye me sukses dhe unë jam krenar që u njoha me ju dhe ecëm së bashku në përbushjen e mjaft detyrave.

Ai apo ajo që do më zëvëndësoj mua në këtë zonë elektorale, do ketë po të njejtin preokupim për problematikat tuaja dhe unë jam më se i bindur se Edi Rama, në mandatin e tretë, do ja u zgjidh ato.
Prandaj, ju lutem, bashkëpunoni me të dhe jepjani Edi Ramës fitoren.
Unë, me porosi të tij, do jem pranë tij për sfidat e reja që na presin pas 25 Prillit. FITORE! FITORE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat