Jonila Godole: Lista e kandidatëve të PS-së surprizuese vetëm në formë, jo në përmbajtje

Shqipëria

Jonila Godole: Lista e kandidatëve të PS-së surprizuese vetëm në formë, jo në përmbajtje

Më: 9 mars 2021 Në ora: 22:14
Jonila Godole

Për drejtuesen e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole, listat e kandidatëve të PS-së ishin surprizuese “në formë dhe jo në përmbajtje politike”.

“I refereohem [surprizuese] mënyrës së kandidimit, vendeve të kandidatëve [...] zgjedhja e personave që kryesojnë në listë qarkun e Tiranës për t’u treguar shqiptarëve mos harroni asnjëherë këto dy gjëra që na ndodhën, tërmeti dhe pandemia dhe këto janë tani në katër vitet e ardhshme aty në parlament, tek personi i këtyre zonjave [mjekja Najada Çomo dhe inxhinierja Luljeta Bozo],” – u shpreh Godole.

Godole e komentoi si “lojë” dhe “eksperiment” zhvendosjen poshtë në listat e PS-së të politikanëve më të njohur që u përfshinë në luftën kundër korrupsionit, apo në reformën e drejtësisë. Ajo e etiketoi atë si “listë ndëshkimi”.

Nga ana tjetër Godole tha se pritshmëritë më të mëdha për listat e kandidatëve për deputetë ishin te opozita, por që pavarësisht këtyre pritshmërive ajo nuk ishte dhe aq surprizuese.

“Për mua ajo [e PD-së] ishte një listë e qokave të detyrueshme, që mbase do të ishte më e mirë nëse nuk do të kishim një koalicion të gjerë dhe do të duhet të ishin marrë parasysh të gjitha dëshirat e aleatëve,” – tha Godole për listën e PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat