Pranvera me një lule nuk vjen! Bora zbardh Bajram Currin

Shqipëria

Pranvera me një lule nuk vjen! Bora zbardh Bajram Currin

Më: 10 mars 2021 Në ora: 08:56
Ilustrim

Ndryshimet e menjëhershme të motit kanë krijuar konfuzitet te të gjithë.

Pas ditëve të nxehta që na ngjallën atmosferën e pranverës, temperaturat nisën të ulen brenda ditës gjatë fundjavës që lamë pas.

Disa video të mbërritura në redaksinë e Ora News, tregojnë qytetin e Bajram Currit i cili është zgjuar i zbardhur nga dëbora.

Banorët kanë dalë të pastrojnë pragjet e shtëpive, teksa siç duket trashësia e reshjeve ka arritur në disa centimetra.

Moti mësohet se do të nisë përmirësimin në ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat