Ulet numri i urgjencave nga Tirana, tek Infektivi lirohen kapacitete

Shqipëria

Ulet numri i urgjencave nga Tirana, tek Infektivi lirohen kapacitete

Më: 10 mars 2021 Në ora: 12:22
Foto ilustruese

Muaji shkurt shënoi një fluks shumë të madh shtrimesh në Infektiv por duket se ditët e fundit situata është drejt normalizimit. Mësohet se ka një lirim kapacitetesh në këtë shërbim.

Ndërkohë në lirimin e kapaciteteve mund të ketë ndikuar edhe hapja e tre spitaleve rajonale Covid. Deri më 15 mars, urgjencat e Tiranës dhe ato që vijnë nga jugu i vendit do t’i drejtohen Infektivit.

Për rreth dy orë që gazetarja qëndroi tek Covid-1, raporton se nuk ka pasur asnjë urgjencë.

Por, situata problematike duket tek Onkologjiku, ku si thuajse gjithmonë, ka një fluks qytetarësh për shkak të mungesës së kapaciteteve për shërbimin e kimioterapisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat