Rama: Nesër zyrtarizohet marrëveshja për patentat e shqiptarëve në Itali

Shqipëria

Rama: Nesër zyrtarizohet marrëveshja për patentat e shqiptarëve në Itali

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:31
Edi Rama

Kryministri Edi Rama dha një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët ditën e sotme.

Ai tha se nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Kujtojmë se Rama gjatë vizitës në Bari për 30-Vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt Italisë i kërkoi ministrit Luigi Di Maio lejimin e patentave shqiptare në vendin fqinj.

Kryeministri Rama postim në Facebook:

LAJM I MIRË

Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali. Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe faleminderit të gjithë atyre që punuan me durim për të arritur atje. Tani përpara me marrëveshjen për patentat e shqiptarëve në Itali, qytetarë shembullorë që nderojnë miqësinë vëllazërore midis Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar shumë dhe duke kontribuar në ekonominë italiane për shumë vite tani.

Finalmente! Grazie Luigi di Maio e grazie a tutti quelli che hanno lavorato pazientemente per arrivarci. Adesso avanti con l’accordo sulle pensioni degli Albanesi in Italia, cittadini esemplari che onorano l’amicizia fraterna tra l’Italia e l’Albania, lavorando duro e contribuendo nel economia italiana oramai da tanti anni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat