Tom Doshi reagon pas kërkesës së PD që mos regjistrohet në zgjedhje

Shqipëria

Tom Doshi reagon pas kërkesës së PD që mos regjistrohet në zgjedhje

Më: 10 mars 2021 Në ora: 14:35
Tom Doshi

Tom Doshi ka reaguar pas kërkesës së demokratëve ndaj KQZ-së . Ai i quajti akuzat e PD-së si shpifje të pabaza pasi frikësohen nga humbja e zgjedhjeve.

Doshi  tha se PSD e njeh dhe respekton Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe se kjo parti do të jetë faktor i rendësishëm në zgjedhje.

kujtojmë se PD kërkoi gjatë paradites së sotme që të mos e regjistronin Tom Doshin si kandidat pasi sipas demokratëve ai ishte subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

“Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e rregjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit.  Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë”, theksoi PD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat