Miss Shqipëria zgjidhet si zëdhënëse e fushatës së PD

Shqipëria

Miss Shqipëria zgjidhet si zëdhënëse e fushatës së PD

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:55
Floriana Garo

Partia Demokratike ka zgjedhur edhe zëdhënësen e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit.

Burime zyrtare nga selia blu, kanë bërë të ditur se Floriana Garo do të jetë zëdhënësja e kësaj fushate për zgjedhjet parlamentare.

Garo prej vitesh jetonte jashtë Shqipërisë, në Zvicër, ku edhe ka krijuar familjen e saj.

Floriana Garo do të ketë sot daljen e parë publike si zëdhënëse e PD-së.

‘Në orën 16.50, zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo, deklaratë në seli’, njoftoi pasditen e sotme Partia Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat