Bregu “premtim” Veliajt: Siç luftuam miun e arrave, ashtu do luftojmë edhe “kryemiun e bashkisë Tiranë”

Shqipëria

Bregu “premtim” Veliajt: Siç luftuam miun e arrave, ashtu do luftojmë edhe “kryemiun e bashkisë Tiranë”

Më: 10 mars 2021 Në ora: 20:55
Vojo Bregu, Erion Veliaj

Gjatë intervistës së tij për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, kandidati për deputet në Tiranë nga rradhët e LSI, Vojo Bregu foli edhe mbi përplasjen në distancë me kryetarin e bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Sipas drejtuesit politik të LSI në Vorë, kryebashkiaku i Tiranës fillimisht ka tentuar të joshë me poste anëtar të LSI në bashkinë e Vorës dhe më pas ka nisur me sulme personale.

Vojo Bregu: “Kjo është një përplasje që nga muaji dhjetor. Duke parë potencialin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në bashkinë e Vorës, e cila drejtohet prej meje, zoti Veliaj ka nisur një ofensivë. Ofensivë e cila ka nisur fillimisht me ofrimin e posteve, për anëtarë të ndryshëm të LSI dhe më pas ka kulmuar me akuza të ndryshme dhe me përdorimin e Ministrisë së Bujqësisë për të goditur elementë të caktuar që kanë qenë pjesë e strukturës së kësaj ministrie.

Zoti Veliaj, ditën e sotme është shprehur për mua, me emër, duke përmendur disa tendera që kanë të bëjnë me miun e arave, me papaqin, për një thasheshem që ka dalë për ambasadat për një përgjim. Se nuk dua të merrem me zotin Veliaj se, ne merremi me programin, nuk merremi me personat. Nuk sulmojmë kundërshtarin, aq më tepër nën brez siç bën zoti Veliaj.

Përsa i përket tenderit të miut të arrave, jam krenar për atë tender. Ka pasur shumë sukses dhe e garantoj zotin Veliaj se ashtu siç luftuam miun e arrave do të luftojmë edhe “miun e bashkisë” në Bashkinë e Tiranës. Pra, zoti Veliaj, i cili është kryemiu i Bashkisë së Tiranës, duhet të ketë shumë kujdes se ne do të përdorim një ilaç shumë efikas ndaj tij. Ky ilaç do të jetë vota e shqiptarëve më 25 Prill”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat