“Cenoi parimin e paanësisë së gjykimit”/ Artur Metani i kërkon KLGJ shkarkimin e gjyqtares, Enkeleida Hoxha

Shqipëria

“Cenoi parimin e paanësisë së gjykimit”/ Artur Metani i kërkon KLGJ shkarkimin e gjyqtares, Enkeleida Hoxha

Më: 11 mars 2021 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kërkon nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që të administrojë provat e paraqitura për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, e arrestuar për korrupsion.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani thotë se nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha janë ndërmarrë veprime,  të cilat kanë të bëjmë me mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal.

Sipas Metanit gjyqtarja nuk ka marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes duke cënuar parimin e paanësisë së gjykimit.

Argumentet e Kreut te ILD

–        Nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjmë me mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal

–        Nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha, nuk janë marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes duke cënuar parimin e paanësisë së gjykimit

–        Nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha i është atribuar dhënia e cilësive të ndryshme, herë si i paraburgosur dhe herë si i dënuar, gjatë periudhave të njëjta në funksion të pranimit të çdo kërkese të paraqitur nga ana e të njëjtit kërkues;

–        Nga ana e magistrates është aplikuar ulja e njëkohshme e dënimit për periudha më të gjata se periudha 12 mujore e vlerësimit të parashikuar në Ligjin nr. 8328/2008 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar.

–        Nga ana e magistrates nuk janë respektuar kriteret ndaluese për përfitim amnistie

–        Në 5 procese gjyqësore është konstatuar një mungesë thelbësore në arsyetimin e vendimeve gjyqësore

–        arrihet në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha janë aq serioze sa kanë cenuar vlerat themelore të saj; besimin që magjistrati duhet të përcjellë te publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë; kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit.

kërkojmë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor:

Të administrojë provat e paraqitura nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në këtë procedim disiplinor

Të pranojë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistrates Enkeleida Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “a” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 102, pika 1 shkronjat “ç” dhe “dh” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “c”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar dhe caktimin ndaj saj të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat