Nis vaksinimi te mësuesit, mbërrijnë sot 38,400 doza nga “AstraZeneca”

Shqipëria

Nis vaksinimi te mësuesit, mbërrijnë sot 38,400 doza nga “AstraZeneca”

Më: 12 mars 2021 Në ora: 08:18
Ilustrim

Mbërrijnë sot në Shqipëri 38,400 dozat e para të vaksinës anti-Covid, prodhuar nga kompania “AstraZeneca”.

“LAJM I MIRË Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve”, do të njoftonte në Facebook para dy ditësh kryeministri Edi Rama.

Këto vaksina do të shfrytëzohen për të vaksinuar mësuesit.

Procesi do të nisë të shtunën me mësuesit e Tiranës. Nga ana e institucioneve kanë nisur përgatitjet.

Në total pritet ti nënshtrohen këtij procesi rreth 30 mijë mësues.

“Lajmi i mirë është se 38,400 vaksina të AstraZeneca, nëpërmjet mekanizmit Covax pritet të mbërrijnë nesër në Shqipëri, ndërsa mbi 9 mijë doza nga Pfizer mbërrijnë të hënën”, do të shkruante dje ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ditën djeshme, sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë kryer 1080 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i procesit janë kryer në total 22,693 vaksinime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat