Në Shqipëri mbërrijnë edhe 38 mijë vaksina nga AstraZeneca, Rama i pret në Rinas

Shqipëria

Në Shqipëri mbërrijnë edhe 38 mijë vaksina nga AstraZeneca, Rama i pret në Rinas

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:03
Edi Rama

Kanë mbërritur në aeroportin e  Rinasit 38 mijë e 400 dozat e vaksinës nga AstraZeneca. Kryeministri Edi Rama ishte edhe këtë herë në Rinas për t’i pritur.

Kreu i qeverisë shoqërohej gjithashtu edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, i cili po ashtu është i angazhuar në çështjen e vaksinimit.

Manastirliu u shpreh se nga nesër do të nisë vaksinimi i mësuesve në shkolla.

Gjithashtu ministrja tha se janë në pritje për të tjera doza në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat