5 ditë më parë humbi bashkëshortin, Covid-19 i merr jetën profesoreshës së njohur

Shqipëria

5 ditë më parë humbi bashkëshortin, Covid-19 i merr jetën profesoreshës së njohur

Më: 13 mars 2021 Në ora: 09:34
Çifti Karapici

Është ndarë nga jeta pedagogia e Universitetit Ekonomik të Tiranës Vjollca Karapici (Ibrahimi). Lajmi bëhet i ditur nga familja e saj, por edhe kolegë e studentë, që shprehin vlerësimet më të larta për profesoreshë Karapicin.

Kjo është goditja e dytë në familje, për tre fëmijët, pasi 5 ditë më parë ishte ndarë nga jeta dhe bashkëshorti i Karapicit, si pasojë e infektimit me Covid 19.

Dhjetra mesazhe ngushëllimi vijnë nga studentë e kolegë të Karapicit, të cilët thonë se profesoreshë Vjollca dinte të ishte gjithnjë e gatshme për ti ndihmuar, e kudogjendur dhe përherë e buzëqeshur.

Karapici mbante titullin “Prof. Dr.“ prej vitit 2011, me një karrierë mjaft të pasur. Kishte marrë gradën shkencore doktor (Ph.D) në kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës në vitin 1996 dhe Kandidat i shkencave ekonomike në 1985.

Ajo ishte diplomuar si Ekonomist Kontabël në vitin 1975 në Fakultetin e Ekonomisë, në Universitetin e Tiranës, dhe prej vitit 1977 ishte pedagoge pranë departamentit të kontabilitetit në Fakultetin e Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat