Vrasja e Behar Sofisë/ Autori tradhton bashkëpunëtorët dhe zbulon gjithçka: E vrava kundrejt pagesës!

Shqipëria

Vrasja e Behar Sofisë/ Autori tradhton bashkëpunëtorët dhe zbulon gjithçka: E vrava kundrejt pagesës!

Më: 13 mars 2021 Në ora: 10:50
Behar Sofia, Ernejt Shyti

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Behar Sofisë. Autori i arrestuar në Mal të Zi, Ernejt Shyti, ka marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, pasi ka rrëfyer ngjarjen si dhe ka treguar për 3 bashkëpunëtorët të cilët po ashtu kanë rënë në prangat e policisë.

Shyti ka treguar se vrasjen e ka bërë kundrejt pagesës. Atij i kanë dhënë një foto të Sofisë dhe adresën e më pas ai ka bërë vëzhgim deri në vrasjen e tij.

Arma e krimit nuk është gjetur ende, por vetëm gjetur rrobat e tij, maska dhe biçikleta. 66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si "padron droge", u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi është larguar me biçikletë, pa lënë asnjë gjurmë.

Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66-vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë anti-COVID, pasi ka bërë atentatin autori është larguar pa e parë askush dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ai ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat