Prezantimi i kandidatit në Librazhd, Bardhi: Entuziasmi i qytetarëve, lajmërimi se ndryshimi i madh po vjen…

Shqipëria

Prezantimi i kandidatit në Librazhd, Bardhi: Entuziasmi i qytetarëve, lajmërimi se ndryshimi i madh po vjen…

Më: 13 mars 2021 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Drejtuesi politik i qarkut Elbasan, Gazement Bardhi, ditën e sotme në Librazhd ka prezantuar kandidatin për deputet Lefter Gostenja.

‘Entuziasmi i qytetarëve të Librazhdit sot ishte lajmërimi se ndryshimi i madh po vjen. Marshimi ynë drejt 25 prillit njeh hapa të mëdhenj e përditë e më shumë na bashkohen qytetarët kudo’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Librazhdi e dha që sot vendimin!

Entuziasmi i qytetarëve të Librazhdit sot ishte lajmërimi se ndryshimi i madh po vjen. Marshimi ynë drejt 25 prillit njeh hapa të mëdhenj e përditë e më shumë na bashkohen qytetarët kudo.

Kënaqësi që prezantova kandidatin për deputet, Lefter Gostenja, një profesionist i arrirë dhe bir i zonës.

Strukturat e PD me energji maksimale për të sjellë fitoren, këtu, si kudo në Elbasan dhe në Shqipëri.

#ShqipëriaFITON

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat