Mbeti jashtë listës së PS-së, ministrja Margariti shprehet se është pjesë e skuadrës socialiste

Shqipëria

Mbeti jashtë listës së PS-së, ministrja Margariti shprehet se është pjesë e skuadrës socialiste

Më: 13 mars 2021 Në ora: 19:28
Elva Margariti

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tregon se do të jetë pjesë e skuadrës së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. 

Mungesa e emrit në listat e kandidatëve për deputetë nuk e zbeh angazhimin e saj pranë PS-së, angazhim për të cilin Margaritit siguroi se do të vijojë edhe pas zgjedhjeve.

E pyetur nga Euroneës Albania për gjendjen e mjerueshme të pallatit të Kulturës në Maliq “Dhimitër Orgocka”, ministrja tha se është detyrë e bashkisë së Maliqit rikonstruksioni i godinës.

Margariti ishte në Korçë me rastin e inaugurimit të godinës emblematike të Muzeut Kombëtar të Arsimit, e njohur si Mësonjëtorja e parë shqipe.

Gjatë një interviste të dhënë pak ditë më parë për Euroneës Albania, Elva Margariti tha se figurat e reja që i janë bashkuar ekipit të PS kanë ngjallur frymë të mirë.

Znj. Margariti, e cila u angazhua si Koordinatore për hartimin e projekteve në procesin e rindërtimit e cilësoi sukses detyrën e saj duke thënë se i ka bërë ballë një sfide por duke se kjo nuk ka mjaftuar që të përfshihet në listën e kandidatëve.

Jashtë listave të Partisë Socialiste mbetën edhe emra të tjerë të njohur të PS-së, si Ditmir Bushati, Andor Shameti, Englantina Gjermeni, Elona Gjebrea, Anastas Angjeli, Sadri Abazi, Musa Ulqini, Vasilika Hysi, Sadi Vorpsi, Besnik Bare, Sandër Lleshaj, dhe Senida Mesi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat