Përplasja te FRD, Gjoni: Shkresa e Bashkisë së Tiranës ishte skandaloze, selia në një vend ku do ndërtohen kulla

Shqipëria

Përplasja te FRD, Gjoni: Shkresa e Bashkisë së Tiranës ishte skandaloze, selia në një vend ku do ndërtohen kulla

Më: 13 mars 2021 Në ora: 23:10
Edlira Gjoni

E ftuar në studion e RTV Ora, pedagogia Edlira Gjoni foli më shumë në lidhje me përplasjen e djeshme në selinë e Frymës së Re Demokratike.

Gjoni e ka cilësuar si skandaloze shkresën e Bashkisë së Tiranës drejtuar strukturave të FRD për të liruar zyrat, ndërkohë që shton se në këtë marrëdhënie ka shumë pikëpyetje.

Gjoni: Na pret përpara një fushatë e nxehtë. Nuk ka për të qenë aspak qytetare, nuk ka për të qenë aspak me armët e ulura. Përkundrazi, palët janë në llogore më shumë se asnjëherë, qysh prej ditës që u publikuan listat ne kemi nga një lajm që na trondit dh që është i paparashikueshëm në të gjitha llojet e formave dhe del në përgjithësi nga krerët e partive politike. Doli gjuha e komunikimit nga Rama, doli sjellja e presidentit, kemi akte të forta në vetëm një javë dhe imagjinoni se çfarë na pret më vonë.

Ka disa histori që duhen parë me shumë kujdes. E para, pse duhej pritur moment që të ishin në këtë fazë të fushatës elektorale që Bashkia e Tiranës  të kujtohet që të nxjerrë nga zyrat një parti politike? Kjo është një pyetje shumë legjitime. Ishte skandaloze shkresa e Bashkisë së Tiranës dërguar nga një institucion në një institucion. Ishte vërtetë pa numër protokolli, shkelje flagrante e të gjithë elementëve thelbësorë të një shkrese zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Gjë që është rregulluar sot, sepse i është dërguar një shkresë tjetër metë gjithë elementët që duhen përmbajtur.

Problemi qëndron në faktin nëse kjo marrëveshje mes dy palëve ka skaduar 4 vite më parë, atëherë çfarë bënte ky subjekt i paligjshëm në këtë institucion. Pikëpyetjet nuk mbarojnë dhe sado që palët të mundohen ta mbulojnë, ngado ka shkelje. Në momentin që është bërë marrëveshje nga të dyja palët nga Bashkia e Tiranës dhe FRD, e zinte ligji për partitë politike sepse i kishte marrë në rang vendi më shumë se 1.1% të votave. Është një parti që ka ardhur me 30 mijë vota në 2013 dhe po kaq edhe në 2017. Puna është që kontrata paska qenë me afat skadence.

Gjoni ka vijuar edhe më tej duke u ndalur në planin e Bashkisë së Tiranës për ta shndërruar territorin ku ndodhet selia e FRD në kulla shumëkatëshe.

Gjoni: Nuk është më sekret që kjo seli është në një vend që supozohet se do të ndërtohet dhe ne kemi parë të gjithë planin e fshehtë apo jo, të manipulueshëm apo jo të Bashkisë së Tiranës që ajo zonë të bëhet e gjitha me kulla disa katëshe. Ajo ditë do të vinte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat