Punonte si bojaxhi në Mal të Zi/ Kush është vrasësi me pagesë i biznesmenit Bujar Sofia: Më premtuan...

Shqipëria

Punonte si bojaxhi në Mal të Zi/ Kush është vrasësi me pagesë i biznesmenit Bujar Sofia: Më premtuan...

Më: 14 mars 2021 Në ora: 07:19
Behar Sofia, Ernejt Shyti

23-vjeçari Ernejt Shyti dyshohet se është ekzekutori i Behar Sofisë. Raportohet se vrasja e Sofisë është bërë me pagesë, ndërsa policia ka arrestuar edhe tre bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit nga Kërraba dhe Fushë Kruja.

Shyti është shprehur se i ishin premtuar 50 mijë euro për vrasjen e Sofisë, shumë të cilën ai thotë se nuk e ka marrë.

Sa i përket autorit, ai punonte si bojaxhi në Mal të Zi, ku edhe u arrestua.

Më parë, ai nuk kishte rekorde kriminale, por vëllai i tij binjak rezulton me precedentë penalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat