Spitali COVID e lë të vdesë jashtë, se ishte 'i palarë'

Shqipëria

Spitali COVID e lë të vdesë jashtë, se ishte 'i palarë'

Më: 14 mars 2021 Në ora: 12:32
Kreshnik Kaçi

Qytetari Kreshnik Kaçi ka ndërruar jetë ditën e sotme, pas sorollatjes që iu bë për 48 orë sepse ishte i palarë, siç denoncuan fqinjët e tij. Lajmi për ndarjen nga jeta e 42 vjeçarit që u nxor nga spitali dhe u la në mes të rrugës konfirmohet nga komshinjtë e të ndjerit.

Ndihma iu mohua nga spitali i Traumës, ndërkohë mësohet se Kaçi ka ndërruar jetë në spitalin Covid 2, ku dhe u dërgua pas denoncimit.

Pak ditë më parë, një qytetar ka denoncuar rastin e një qytetari i cili banonte i vetëm në shtëpi i ka kërkuar ndihmë autoriteteve shëndetësore për ndihmë dhe ata nuk kanë pranuar.

Denoncuesit, komshinjë të qytetarit të cilit nuk i është ofruar shërbimi, tregojnë se si ambulanca refuzoi fillimisht të merrte qytetarin për ta çuar në spital, pasi ai nuk ishte pastruar.

Ndërkohë pasi komshinjtë e kanë pastruar edhe kanë thirrur sërish ambulancën, ata e çuan në spitalin e Traumës. Të nesërmen miqtë e tij kishin shkuar për ta vizituar atë dhe shohin se qytetari ishte lënë jashtë dhe nuk kishte marrë asnjë shërbim.

Pas kësaj qytetarët i kërkuan llogari stafit të spitalit se përse ky i sëmurë është lënë pa shërbim dhe në rrugë. Qytetarët nuk kanë marrë asnjë përgjigje për rastin, ndërsa menjëherë kanë telefonuar redaksinë e FaxNews ku i bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin të moshuarin dhe ta mjekojnë, pasi nuk e dinë se nga çfarë vuan.

30 minuta pas denoncimit, ambulanca e ka marrë sërish burrin dhe nga Spitali i Traumës e kanë dërguar në Spitalin Nënë Tereza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat