Grida Duma betohet: Nëse e merr edhe një herë pushtetin Edi Rama, unë do iki nga Shqipëria

Shqipëria

Grida Duma betohet: Nëse e merr edhe një herë pushtetin Edi Rama, unë do iki nga Shqipëria

Më: 15 mars 2021 Në ora: 14:57
Grida Duma dhe Edi Rama

Në një takim me bizneset dhe operatorët turistik në zonën e Spillesë ishte e pranishme ish-depuetja e Partisë Demokratike dhe koordinatorja politike në Kavajë.

Ata diskutua për pronën dhe problematikat në sektorin e turizmit.Një nga biznesmenët u shpreh se është përballur me probleme në 6-7 vitet e fundit , për shkak të politikave të qeverisë, nga te cilat ai tha se “turizmi po peson humbje te medha”.

Hotele që nuk kanë akses në plazh, energji elektrike e dobet dhe taksat mbi biznesin e tyre, ishin disa nga problemet që ngritën sipërmarrësit e Spillesë në takimin e Grida Dumën.

“Këtë pisllikun që hotelet s’kanë akses te plazhi që është aferë korruptive absolute, kjo gjë zgjidhet dhe me vullnetin e një personi politik sic është rasti im….është sikur dikush të të ftojë të bëni garë noti e të të thotë nuk ka ujë, plani ynë është serioz”, tha Duma.

“Nëse e merr edhe një herë ky pushtet që e ka unë do iki nga Shqipëria”, u shpreh një nga sipërmarrësit.

Grida Duma teksa prezantoi programin dhe lehtësirat që parashikon PD për biznesin, premtoi se me programin ekonomik te Partise demokratike, “biznesi do te kete nje vit amnisti nga gjobat, me qellim rritjen e konsumit dhe rizgjimin e ekonomise”.

“Te besh biznes ne vitin 2021 ne nje pasuri sic eshte bregdeti i Spilles, do te thote te perballesh dhe me probleme te energjise elektrike. Moment ku turizmi duhet te Ishte nje nga shtyllat baze te ekonomise shqiptare, e ne realitet eshte ne kolaps te vazhdueshem.

Me programin e Partise Demokratike, keto afera korruptive me qellim shfrytezimin, do te marin fund njehere e pergjithmone”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat