Presidenti Meta flet për incidentin te zyrat e FRD: Nuk durova më!

Shqipëria

Presidenti Meta flet për incidentin te zyrat e FRD: Nuk durova më!

Më: 15 mars 2021 Në ora: 21:25
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për përplasjen me Policinë Bashkiake, në ambientet e partisë së Frymës së Re Demokratike, pas tentativave për t’i nxjerrë nga zyrat.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Kreu i Shtetit tha se është përplasur me policinë pasi me hyrjen në zyrat e FRD-së një civil goditi drejtuesin e kësaj force politike në Tiranë dhe u përplas me persona të tjerë që shoqëronin Presidentin.

Në momentin që ka ndërdyrë Presidenti tha se iu kujtuan banorët e Astirit, ata te Bregu i Lumit dhe banorët e Shkozës, të cilët janë nxjerrë nga shtëpitë me gaz lotsjellës.

Mes të qeshurash Meta tha “Mirë që ishte Panariti që më qetësoi dhe nuk ishte Tedi Blushi”.

“Nuk ka pse të jetë provokim ndërhyrja ime atje. Unë kam marrë disa telefonata nga Shehu dhe kam parë titrat. Shehu më kishte marrë po nuk i kisha kthyer dot përgjigje, Mora zëdhënësin dhe i thash fol me Shehun dhe të bëjmë një reagim pse është ky tension. Kur unë kam qenë në bulevard më ka marrë Shehu dhe më tha se duan të na nxjerrin me forcë. E kanë bërë pse kemi bërë koalicion me PD dhe unë kam shkuar menjëherë.

Kur vajta kam parë që ishte një tension dhe hymë lart. Shikojmë ç’po ndodhte dhe pati një përpjekje për të më penguar mua dhe nuk pati ndonjë përpjekje të drejtpërdrejtë. Kur hipim lart me Shehun dhe Panaritin në atë moment një person, civil, godet drejtuesin e FRD Tiranë dhe përplaset edhe me persona të tjerë që më shoqëronin mua.

Kuptohet që këtu ishte një gjë që nuk mund të durohej më sepse mu kujtuan ata banorët e Astirit, ata te Bregu i Lumit që u hodhën gaz nënave me foshnje, mu kujtuan ata të Shkozë dhe me kapi edhe mua. Mirë që ishte Panariti që më qetësoi dhe nuk ishte Tedi Blushi”, tha Presidenti Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat