Aksident tragjik në Finiq, humb jetën i riu, tre të tjerë të plagosur

Shqipëria

Aksident tragjik në Finiq, humb jetën i riu, tre të tjerë të plagosur

Më: 15 mars 2021 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Krane të bashkisë Finiq.

Një person ka humbur jetën ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Anxhela Lushkaj, viktima është nga fshati Mursia i Konispolit.

Automjeti i aksidentuar mësohet të jetë rrotulluar disa herë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat