Kryemadhi: Ja avantazhet e LSI ndryshe nga listat e Rilindjes, do hanë kokat e njëri-tjetrit

Shqipëria

Kryemadhi: Ja avantazhet e LSI ndryshe nga listat e Rilindjes, do hanë kokat e njëri-tjetrit

Më: 16 mars 2021 Në ora: 09:44
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi prezantoi sot kandidaten për deputete në Elbasan Klaudia Krasnika.

Duke folur për qarkun në të cilin edhe vetë ajo kandidon, Kryemadhi tha se “është qyteti që ka papunësinë më të lartë, ka mungesë vëmendje nga qeveria”.

Sipas saj, LSI “nuk po lufton për të bërë 2, 5 deputetë apo 3-4 drejtorë që abuzojnë me emrin e partisë, pasurohen për veten e tyre dhe pastaj ndryshojnë flamujt politik. Ne jemi për ndryshimin e sistemit”.

“Një nga avantazhet tona ndryshe nga listat e Rilindjes të cilët do hajnë kokat e njëri-tjetrit kush do thyejë listat, në LSI s’është cështja te thyerja e listës por kontribuimi. Ajo që ne aspirojmë është për të ndryshuar këtë sistem”, tha ajo.

Kryemadhi tha se ndryshimi i Kodit Zgjedhor nuk e ka dëmtuar LSI-në.

‘Kur Edi Rama ndryshoi kodin mendoi që do ta dëmtonte LSI por në fakt Kodi që u miratua i ka dhënë disa priorirete jashtëzakonisht të mëdha LSI-së, renditja në LSI s’ka të bëjë me numrin që ke në listë se sa ka të bëjë me atë që secili nga ne përfaqëson”.

Këtu Kryemadhi gjeti rastin të thumbonte edhe renditjen e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Edhe Taulant Ballën të 8 e ka vendosur Edi Rama, por…bota nuk rrotullohet rreth atyre, bota rrotullohet rreth diellit, diell janë fëmijët tanë. Monika i ka një borxh Elbasanit e do ia kthej borxhin, por një nga gjërat kryesore, sidomos ne si LSI të ndërtojmë klasën politike të re me integritet e dinjitet me një emancipim të brendshëm”, tha kryetarja e LSI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat