Zani Çaushi kërkon sërish lirim me kusht, shtyhet seanca për mungesë të gjyqtares

Shqipëria

Zani Çaushi kërkon sërish lirim me kusht, shtyhet seanca për mungesë të gjyqtares

Më: 16 mars 2021 Në ora: 10:43
Zani Çaushi

Korçë -Rikthehet edhe njëherë çështja e Zani Çaushit.

Seanca e sotme kishte si objektiv ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut,por sipas burimeve kjo seancë është shtyrë për shkak të mungesës së gjyqtares për shkaqe shëndetësore.

Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se Zani Çaushi ka bërë një tjetër kërkesë për lirimin me kusht ku siç e parashikon ligji do të gjykohet përsëri nga gjyqtari qe ka pushuar çështjen.

Në datën 25 Mars mësohet se është seanca e parë e tij për kërkesën e bërë për lirimin me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat