ILD kërkon shkarkimin e Prokurorit të Krujës: Qëndrim pasiv gjatë gjykimit të lirimit me kusht të të dënuarit

Shqipëria

ILD kërkon shkarkimin e Prokurorit të Krujës: Qëndrim pasiv gjatë gjykimit të lirimit me kusht të të dënuarit

Më: 16 mars 2021 Në ora: 11:37
Bujar Memia

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë shkarkimin nga detyra të prokurorit të Krujës, Bujar Memia.

Në argumentet e tij, Metani thotë se nga ana e prokurorit janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjmë me mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal.

Sipas Metanit, prokurori ka mbajtur një qëndrim pasiv gjatë gjykimit të lirimit me kusht të të dënuarit dhe nuk ka bërë ankimim.

Kërkesa e ILD

–        nuk është kërkuar marrja e provave vendimtare për zgjidhjen e çështjes dhe nuk është ushtruar ankim ndaj vendimit pavarësisht mungesës së marrjes së një prove të tillë kryesisht nga gjykata duke mospërmbushur funksionet e veta gjatë gjykimit në ligjshmëri dhe paanësi të prokurorit në mbikëqyrjen e ekzekutimit të vendimeve penale

–        mosdhënien e asnjë mendimi/shpjegimi/informacioni/ apo qëndrimi mbi udhëzimin jodetyrues të drejtuesit të prokurorisë për paraqitjen e ankimit nga prokurori i çështjes për shkak të mosmarrjes së provës me ekspert mjeko- ligjor

–        nuk janë respektuar dispozitat penale me karakter urdhërues, të cilat parashikojnë kritere me karakter objektiv, ndalues dhe me një përmbajtje të drejtpërdrejtë dhe lehtësisht të kuptueshme për lirimin e të dënuarit, ku përvoja e gjatë profesionale në detyrë e magjistratit e lejon të interpretojë dhe zbatojë drejt këto dispozita;

–        njohja e cilësisë së dhënë nga gjykata si i paraburgosur të të dënuarit për një periudhë gjatë të cilës, ai ka patur cilësinë e të dënuarit në kundërshtim me parashikimet ligjore

–        qëndrimi pasiv gjatë gjykimit të lirimit me kusht të të dënuarit, megjithëse mori dijeni në këtë gjykim mbi dy vendime të dhëna nga e njëjta gjykatë, e cila gjatë periudhave të njëjta i ka njohur të dënuarit dy cilësi: si i paraburgosur dhe si i dënuar, në funksion të pranimit të çdo kërkese të paraqitur nga ana e tij, të cilat sollën dhe rritje fiktive të periudhës së dënimit të llogaritur për efekt lirimi

–        mosrespektimi i kritereve ndaluese për përfitim amnistie

–        qëndrimet e prokurorit në këto gjykime për pranim kërkese apo lënien e tyre në çmim të gjykatës

–        mosankimi i vendimeve gjyqësore duke sjellë pamundësinë e ushtrimit të kontrollit gjyqësor të vendimeve të dhëna në kundërshtim me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat